Kontrolle të intensifikuara në trafik, policia evidenton 189 shkelje të kryera nga këmbësorët

Gjatë një aksioni të posaçëm për kontrollin e sjelljes së këmbësorëve në komunikacion, në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut janë evidentuar 189 shkelje, njofton MPB Maqedoni.

Të lidhura

None found

Kontrolli u zhvillua më 2 shtator nga Sektori për Punë të Trafikut i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe zgjati nga ora 10:00 deri në 15:00.

Numri më i lartë i kundërvajtjeve u regjistrua në territorin e SPB Shtipit, me gjithsej 57 raste. Në SPB Manastir dhe SPB Strumicë u konstatuan nga 32 shkelje, ndërsa në SPB Tetovë janë evidentuar 27.

Prej 189 rasteve të konstatuara, 159 lidhen me kalimin e pasigurt të rrugës. Këtu përfshihet kalimi jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësorë, si dhe përdorimi i hapësirave që nuk janë të përcaktuara për këtë qëllim.

MPB-ja bën të ditur se për secilën shkelje janë marrë masat përkatëse, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Ministria njofton se kontrollet e shtuara në trafik do të vijojnë, me synimin për të përmirësuar sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.

Njëkohësisht, këmbësorëve u kërkohet të respektojnë rregullat e trafikut dhe rrugën ta kalojnë vetëm në vendkalimet e shënuara ose në pika të tjera të përcaktuara për kalim të sigurt.


sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişHoliganbetMarsbahisvaycasinoMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetnatobetpusulabetpusulabetsüperbetinsüperbetinmarsbahismatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetsahabetjojobetcanlı casino siteleriholiganbetmarsbahis girişJojobetjojobet girişJojobet GirişmarsbahisroketbetHoliganbetbetnanojojobetCasibomMarsbahismeritking