Sipas renditjes më të fundit të pasaportave më të fuqishme në botë, të publikuar nga Indeksi i Pasaportave Henley Q2, pasaporta e Maqedonisë së Veriut mban vendin e 41-të mes 199 shteteve të përfshira në listë.
Të lidhura
None found
Vlerësimi i pasaportës së RMV-së lidhet me mundësinë që ajo u jep qytetarëve për të udhëtuar pa vizë në 127 vende të botës. Ky indeks mbështetet në të dhënat e Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA), ndërsa matësi kryesor është numri i destinacioneve ku qytetarët e një vendi mund të hyjnë pa vizë.
Në vendin e parë edhe këtë vit qëndron Singapori, qytetarët e të cilit kanë të drejtë të udhëtojnë pa vizë në 192 vende.
Nga pas vijnë Japonia, Koreja e Jugut dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, që ndajnë pozitën e dytë me qasje pa vizë në 188 vende, ndërsa Suedia renditet e treta me 187 vende.
Në pozitën e katërt janë Belgjika, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Irlanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia dhe Spanja, pasaportat e të cilave mundësojnë udhëtim pa vizë në 186 vende.
Austria, Greqia, Malta, Portugalia dhe Zvicra renditen në vendin e pestë, me akses pa vizë në 185 vende./Telegrafi/
