Fermerët përballen me shtrenjtim të kostove, karburantet rriten 21.7 përqind në një vit

Shpenzimet për prodhimin bujqësor u rritën ndjeshëm gjatë shtatorit të këtij viti, ndërsa çmimet me të cilat shiten produktet bujqësore patën një rritje më të kufizuar. Të dhënat janë publikuar nga Enti Shtetëror i Statistikave në raportin për indekset e çmimeve në bujqësi.

Të lidhura

None found

Në shtator 2026, krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, çmimet e inputeve bujqësore, që përfshijnë mjetet dhe materialet e përdorura në prodhim, u rritën me 8.8 përqind. Ndërkohë, çmimet e produkteve të prodhuara nga sektori bujqësor u shtuan me 2.3 përqind.

Brenda prodhimit bujqësor, çmimet e kulturave bimore u rritën me 3.9 përqind në bazë vjetore, ndërsa sektori blegtoral regjistroi një ulje prej 2.1 përqind.

Rritjen më të fortë e patën kulturat industriale, me çmime 18.9 përqind më të larta. Perimet u shtrenjtuan me 8.2 përqind, patatet me 6.5 përqind, ndërsa verërat me 3.9 përqind.

Në kahun e kundërt, çmimet e drithërave dhe orizit ranë me 2.2 përqind, ato të kulturave blegtorale me 3.5 përqind, ndërsa frutat dhe rrushi u ulën me 1.8 përqind.

Sa i takon prodhimit blegtoral, çmimet e kafshëve për therje u rritën me 7.4 përqind. Megjithatë, produktet blegtorale shënuan rënie prej 7.6 përqind.


Shtuar më 16.10.2026 16:27