Pas publikimit të videos dhe reagimeve të forta të opinionit, kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, bëri të ditur mbrëmë se ka nisur largimi me mjete mekanike i deponisë së rrezikshme në Radushë, e cila besohet se përbën kërcënim për mjedisin dhe burimin e Rashçes.
Të lidhura
None found
Elmazi njoftoi se aksioni në vendbanimin Radushë është ndërmarrë në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit, në kuadër të veprimtarive për eliminimin e deponive të egra në territorin e Komunës së Sarajit.
Sipas tij, kjo ndërhyrje përfaqëson një hap tjetër në angazhimin për t’u siguruar qytetarëve hapësira më të pastra dhe më të sigurta.
