Kontributi i mërgimtarëve sjell çdo vit në Kërçovë rreth 25 deri në 30 milionë euro. Sipas TV Gurra, kjo shifër është më e lartë edhe se buxheti vjetor i Komunës së Kërçovës, çka e rendit mërgatën ndër mbështetëset kryesore të ekonomisë lokale.
Të lidhura
None found
Në muajt e verës, popullsia e Kërçovës thuajse dyfishohet dhe qyteti gjallërohet si një destinacion turistik. Përmes shpenzimeve, përkrahjes së bizneseve vendore dhe investimeve në shtëpi e prona, mërgimtarët ndikojnë ndjeshëm në zhvillimin ekonomik të qytetit.
Për këtë arsye, mërgata vlerësohet se meriton vëmendje të posaçme, mirënjohje dhe respekt, pasi roli i saj për Kërçovën mbetet i çmuar dhe i pazëvendësueshëm, raporton TV Gurra. /INA/
