Dauti ndërpret seancën dhe i kërkon Mickoskit t’i përgjigjet pyetjes parlamentare

Seanca plenare kushtuar pyetjeve të deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u ndërpre dy herë sot, pasi deputetja e Lidhjes Shqiptare, Ilire Dauti, qëndroi në foltore dhe kërkoi përgjigje nga kryeministri Hristijan Mickoski për një pyetje parlamentare. Ajo deklaroi se, ndonëse e kishte parashtruar prej disa javësh, ende nuk kishte marrë përgjigje.

Të lidhura

None found

Tensionet nisën pasi Mickoski iu përgjigj deputetit dhe kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, por, sipas Dautit, e la sërish pa përgjigje çështjen e ngritur prej saj. Për këtë arsye, deputetja zuri foltoren dhe paralajmëroi se nuk do të largohej pa marrë sqarim nga kreu i Qeverisë.

“Unë sot nuk do të largohem nga kjo foltore derisa të marr përgjigje për pyetjen që e kam parashtruar herën e kaluar. Ose do të dilni këtu dhe do të jepni përgjigje, ose kjo seancë sot nuk do të vazhdojë më tej”, deklaroi Dauti.

Ndërsa situata po zhvillohej, deputeti Rijad Shaqiri kërkoi të fliste për procedurë. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, nuk arriti ta vijonte normalisht seancën për shkak se Dauti refuzonte të lironte foltoren. Pranë saj, në shenjë mbështetjeje, qëndroi edhe deputeti dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela.

Reagime pati gjithashtu nga anëtarë të Qeverisë që ndodheshin në sallë. Gashi e pezulloi fillimisht seancën për 30 minuta, ndërsa pas rikthimit në punime vijuan përplasjet procedurale. Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, e akuzoi kryeministrin se po u shmangej me qëllim përgjigjeve për pyetjet parlamentare.


Shtuar 31.07.2026 17:02

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetartemisbetbetsmovebetsmovexslotxslotBetineBetinejojobetcratosroyalbetbetgarantigrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort