BDI paralajmëron se deklarata e VLEN-it për dobësinë në qeverisje është një sinjal rreziku për çdo shqiptar

Nga radhët e BDI-së vlerësojnë se pranimi i hapur i përfaqësuesve të VLEN-it se ndodhen “tmerrësisht të dobët” në strukturat qeveritare nuk përbën një justifikim, por një provë të një dështimi të thellë politik.

Të lidhura

None found

Sipas kësaj partie, teksa rajoni po shënon përparime, Maqedonia e Veriut po thellohet gjithnjë e më shumë në izolim dhe pozitat politike e institucionale të shqiptarëve po dobësohen çdo ditë e më tepër.

“Përfaqësimi është në tkurrje, gjuha shqipe po margjinalizohet, institucionet po u mbyllen shqiptarëve dhe e gjithë trashëgimia e ndërtuar me vite po vihet në dyshim. VLEN-i nuk mund të fshihet pas fuqisë së OBRM-PDUKM-së. Qytetarët kanë plotësisht të drejtë të ngrenë pyetjen: nëse jeni kaq të pafuqishëm, pse vazhdoni të qëndroni në Qeveri dhe interesave të kujt po i shërben prania juaj aty?”

Po ashtu, BDI thekson se opinioni publik pret përgjigje të argumentuara lidhur me akuzat gjithnjë e më të shumta për përqendrim të ndikimit ekonomik, tenderëve dhe interesave të biznesit rreth rrethit të ngushtë familjar e politik të Izet Mexhitit në Shkup e më gjerë.

“Këto dyshime kërkojnë domosdoshmërisht sqarime transparente dhe institucionale. Ky bashkëveprim i dobësisë politike, degradimit të pozitës së shqiptarëve dhe dyshimeve për përfitime personale është një alarm që duhet të zgjojë çdo qytetar”, përfundojnë nga BDI.


Shtuar 24.07.2026 10:31

Tags: ,
matbetmatbetJojobetşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetStarzbetJojobetJojobetjojobet güncel girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet