BDI në Tetovë paralajmëron protestë më 11 korrik pas vendimit për emrat e rrugëve

BDI – Dega Tetovë ka bërë të ditur se më 11 korrik do të mbajë një protestë qytetare, në reagim ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e emrave të rrugëve dhe të sheshit në Tetovë.

Të lidhura

None found

Sipas kumtesës së kësaj dege, Komuna e Tetovës nuk e ka paraqitur dokumentacionin që ishte kërkuar nga Gjykata Kushtetuese, dhe kjo, sipas BDI-së, ka ndikuar që të anulohet vendimi për emërtimin e rrugëve dhe të rikthehen emërtimet e mëparshme.

“Prandaj, për ne është më se e qartë se Bilall Kasami mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë politike për këtë vendim skandaloz. Heshtja dhe mosveprimi i tij ndaj kërkesave të Gjykatës Kushtetuese përbëjnë përgjegjësi të rëndë ndaj interesit, historisë dhe dinjitetit të qytetarëve të Tetovës”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Nga Dega e BDI-së në Tetovë u është bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në këtë protestë, të cilën ata e përshkruajnë si një reagim për mbrojtjen e dinjitetit, historisë dhe identitetit të qytetit.


Shtuar më 6.07.2026 10:25

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcratosroyalbet