Aleanca për Shqiptarët vlerëson se rebalanci i buxhetit nuk paraqet shenjë të stabilitetit, por përbën një pranim të hapur të krizës.
Sipas tyre, në momentin kur Qeveria detyrohet të mbulojë deficitin dhe borxhet përmes huamarrjes së re, bëhet e qartë për qytetarët se pas deklaratave për zhvillim qëndron një arkë bosh dhe një ekonomi pa gjallëri.
Të lidhura
None found
Nga ASH thonë se kjo situatë kërkon përgjegjësi politike. Ata shtojnë se VLEN nuk mund të qëndrojë në heshtje në një kohë kur çmimet janë në rritje, pagat mbeten prapa, investimet shtyhen dhe barra e borxhit u ngarkohet qytetarëve. Sipas tyre, propaganda nuk e mbush buxhetin, nuk e ul çmimin e bukës dhe nuk sjell mirëqenien që u është premtuar shqiptarëve.
