Arrestohet 21-vjeçari nga Idrizova, dyshohet se plagosi rëndë një 15-vjeçar pas një konflikti

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se më 01.08.2026, në orën 12:30, efektivët e SPB Shkup arrestuan në Shkup V.H. (21), banues në fshatin Idrizovë të rrethinës së Shkupit.

Të lidhura

None found

Arrestimi pasoi denoncimin e bërë nga I.B. (44), sipas të cilit, më 31.07.2026, rreth orës 23:50, në fshatin Idrizovë, V.H. i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore djalit të tij 15-vjeçar. Ngjarja lidhet me një prishje të mëhershme të rendit dhe qetësisë publike.

Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, Njësiti për Krim të Dhunshëm pranë SPB Shkup do të parashtrojë kallëzim penal për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”, të parashikuar nga neni 131 i Kodit Penal.


Shtuar 2.08.2026 17:24

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetMadridbetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobet güncel girişgrandpashabetcasinolevantcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortjojobet girişbetcio