Pas rastit të ndotjes së ujit në Gostivar, shqetësimet për sigurinë e furnizimit janë zgjeruar dhe në qytete të tjera të vendit.
Të lidhura
None found
Autoritetet në Vallandovë u kanë ndaluar qytetarëve konsumimin e ujit të rubinetit për qëllime pijeje, pasi testet e Institutit të Shëndetit Publik evidentuan një përqendrim më të lartë të arsenikut.
Ndërmarrja komunale bëri të ditur se uji mund të shfrytëzohet vetëm për punë teknike, ndërsa inspektimet dhe analizat plotësuese do të vijojnë deri në konfirmimin e pastërtisë së tij.
Sipas specialistëve, sasia e arsenikut e regjistruar nuk sjell rrezik të menjëhershëm për shëndetin nëse ekspozimi është afatshkurtër, por gëlltitja e tij për periudha të zgjatura mund të ketë efekte të dëmshme.
Në Debërcë, banorët kanë ngritur shqetësime për derdhje të dyshuar të ujërave të zeza në lumin Sateska dhe kërkojnë ndërhyrje institucionale me inspektime në terren. Po ashtu, në Prilep, pas publikimit të fotografive të ujit të turbullt në platformat sociale, qytetarët kanë kërkuar kryerjen e analizave shtesë.
