Aksidenti me tre viktima kosovare në rrugën Shkup-Bllacë, avokati Arianit Koci kërkon informacione në Maqedoni

Arianit Koci, avokat i njohur nga Prishtina, u ka bërë thirrje publike personave që mund të kenë të dhëna për aksidentin tragjik në rrugën Shkup-Bllacë, ku humbën jetën tre bashkatdhetarë, përcjell INA.

Të lidhura

None found

Në kërkesën e tij për informata, Koci ka kërkuar që kushdo që di diçka rreth ngjarjes në segmentin e autostradës Shkup–Bllacë, ku vdiqën Ejup Tërnava, Xhenet Tërnava dhe Fatmire Shabani, ta kontaktojë me shkrim.

Duke folur në cilësinë e avokatit të familjeve të viktimave, ai ka kërkuar të mësojë se cila kompani e ndërtoi këtë pjesë të rrugës, kush ishte ngarkuar me mbikëqyrjen e punimeve dhe kush mbante përgjegjësinë për sigurimin e segmentit.

Sipas tij, kjo pjesë e rrugës ishte zyrtarisht e mbyllur për qarkullim. Megjithatë, në kohën kur ndodhi aksidenti, hyrja përmes së cilës automjeti u fut në segment nuk ishte bllokuar fizikisht.

Afërsisht 300 metra më poshtë gjendet një hyrje tjetër drejt të njëjtit segment, e cila, ndryshe nga e para, ishte e mbyllur fizikisht.

Për këtë arsye, Koci kërkon të sqarohet përse dy hyrjet në të njëjtën pjesë të rrugës nuk ishin siguruar në mënyrë të njëjtë.

Ai pyet gjithashtu nëse hyrja ku kaloi automjeti kishte qenë e mbyllur fizikisht gjatë ditëve ose javëve përpara aksidentit. Në rast se po, avokati kërkon të bëhet e ditur deri kur kishte vazhduar mbyllja dhe në çfarë momenti kishte ndryshuar situata.

Një tjetër çështje për të cilën kërkohet përgjigje është se kush e realizoi mbylljen fizike të kësaj hyrjeje pas aksidentit, kur u krye ajo dhe me urdhër të kujt.

Koci u ka kërkuar personave që disponojnë fotografi, video, dokumente ose çdo të dhënë tjetër që mund të ndihmojë në zbardhjen e rastit, t’ia dërgojnë informacionin me shkrim, në cilëndo formë.

Ai ka bërë të ditur se të gjitha informacionet me rëndësi do t’ia dorëzojë Prokurorisë kompetente në Maqedoninë e Veriut, në mënyrë që ato të shqyrtohen në kuadër të procedurës.

Ejup Tërnava, Xhenet Tërnava dhe Fatmire Shabani, të tre shtetas të Kosovës, humbën jetën në një aksident të rëndë në Shkup, më 19 korrik të këtij viti, në rrugën Shkup-Bllacë./INA/


Shtuar 30.07.2026 12:27

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet