6 viktima dhe 29 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Në të gjithë Maqedoninë e Veriut ditën e sotme janë kryer 3856 testime për Covid-19, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv të infektuar me koronavirus 29 persona.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit 6 persona nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me covid-19.

Po gjatë një 24 orësh janë shëruar 50 persona.


Shtuar 5.06.2021 16:47