Zgjidhje ekonomike: Si ta mbani shtëpinë e freskët, edhe kur është vapë!

Temperaturat e larta janë një problem jo i vogël gjatë stinës së verës. Gjatë ditës, ka raste kur ju duket se shtëpia është edhe më e nxehtë se ambienti i jashtëm. Krahas kondicionerëve, apo mënyrave të tjera të freskimit pak më të kushtueshme, ka edhe disa gjëra që mund të bëni pa shpenzuar thuajse asgjë:

– Është më lehtë të ruash një temperaturë konstante në shtëpi sesa të përpiqesh të ulësh temperaturën e marrë nga i nxehti. Mbajini hapur gjithë dritaret e shtëpisë gjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit. Në mëngjes hapni edhe derën e shtëpisë. Pasi shtëpia është freskuar dhe temperatura brenda është më e ulët se jashtë, mbyllni dritaret dhe derën.

– Gjatë kohës së drekës, kur temperatura është edhe më e lartë, vendosni një copë të errët në dritare për të penguar direkt dritën e diellit.

– Pas perëndimit të diellit, nëse shtëpia ju duket më e nxehtë se jashtë, vendosni freskuesen apo ventilimin (nëse keni) përballë dritareve. Kjo do të bëjë që nxehtësia të largohet gradualisht nga dhoma/shtëpia.

– Evitoni sa të mundeni përdorimin e furrës. E gjithë nxehtësia jo vetëm që do ta bëjë të “vuajë” personin që po gatuan por do të ndikojë dhe në temperaturën e gjithë shtëpisë. Kërkoni për receta verore, të thjeshta dhe pa pjekje. Nëse keni një shtëpi me oborr, apo ballkon të madh, provoni të gatuani diçka në një zgarë, duke bërë kështu edhe një BBQ në shtëpi.

– Evitoni dushet e nxehta. Përdoni një temperaturë neutrale uji dhe pini sa më shumë ujë të ftohtë!

Shtuar 7.07.2021 09:51