Si ndikon mungesa e gjumit në performancën tonë të stërvitjes

Sipas një hulumtimi, mungesa e gjumit duket se ka një efekt negativ në performancën atletike, funksionin njohës, gjendjen shpirtërore dhe kohën e reagimit ndaj një pengese.

Shumica e tyre mund të shmangen nëse orët e duhura të gjumit bëhen përparësia juaj.

Si ndihmon gjumi në performancën atletike?

Studiuesit besojnë se gjumi i thellë ndihmon në përmirësimin e performancës atletike, sepse në këtë fazë çliron hormonin e rritjes, i cili stimulon rritjen dhe rikuperimin e muskujve, duke “ndërtuar” kocka të forta dhe duke djegur dhjamin.

Studimet tregojnë se privimi i gjumit ngadalëson çlirimin e hormonit të rritjes.

Gjumi është gjithashtu thelbësor për të mësuar një aftësi të re.

Sa orë gjumi kemi nevojë?

Ekspertët e gjumit rekomandojnë 7 -9 orë gjumë në ditë për të rriturit dhe 9 -10 orë për fëmijë dhe adoleshentë.

Ju mund të vlerësoni vetë nevojat tuaja duke bërë një eksperiment për disa javë: Nëse ju zë gjumi brenda 20 minutash nga rënia në shtrat dhe zgjoheni pa një orë me zile, ju ndoshta do të keni fjetur në përputhje me nevojat e trupit tuaj.

Nëse bini në gjumë menjëherë, por keni nevojë për ndihmën e një ore me zile për t’u ngritur mëngjesin tjetër, ka shumë të ngjarë që të keni nevojë për disa orë shtesë gjumë./albeu.com

 

Shtuar 8.05.2021 03:05