Si ndikon moti me shi në organizmin tonë?

Ndryshimet atmosferike dhe ditët me reshje mund të reflektohen jo vetëm në gjendjen shpirtërore, por edhe në mënyrën se si reagon trupi ynë.

Lagështira e lartë dhe presioni i ulët i ajrit mund të shkaktojnë te disa njerëz dhimbje koke, lodhje, përgjumje apo shqetësime në kyçe. Këto simptoma shfaqen veçanërisht te personat me probleme shëndetësore të mëparshme.

Të lidhura

None found

Edhe ekspozimi i kufizuar ndaj dritës së diellit mund të ndikojë në humor dhe në nivelin e energjisë, duke sjellë plogështi dhe më pak motivim.

Reagimi ndaj kushteve të motit nuk është i njëjtë për të gjithë. Për t’i kaluar më lehtë ditët me shi, këshillohet të flini mjaftueshëm, të ushqeheni rregullisht, të konsumoni lëngje dhe të kryeni aktivitet fizik, edhe brenda ambienteve të mbyllura./Klankosova.tv


Shtuar më 31.10.2026 17:37