Nuk ka “paqe”, pas Covid-19 rishfaqet sëmundja tjetër vdekjeprurëse

Dy raste të virusit vdekjeprurës të lisë së majmunit janë konfirmuar në Mbretërinë e Bashkuar një ditë më parë.

Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock nxorri rastësisht të dhëna në lidhje me linë e majmunit teksa po raportonte në Parlament në lidhje me përballimin e koronavirusit, shkruan abcnews.al.

Teksa po raportonte ai nuk dha të dhëna të tjera, në lidhje me rastet e hasura me linë e majmunit apo se ku ishin konstatuar, pork y informacion u publikua me vonë nga autoritetet e Uellsit, të cilët konfirmuan prezencën e dy rasteve me këtë sëmundje aty.

“Bëhet fjalë për dy raste të importuara”, thanë autoritetet e Shëndetit Publik të Uellsit duke mos dhënë detaje të tjera në lidhje me moshën apo gjininë e të sëmurëve. Mësohet se autoritetet kanë gjetur mënyrën se si janë infektuar dy personat në fjalë, të cilët janë edhe të afërm me njeri-tjetrin dhe që prej majit tashmë ndodhën të karantinuar.

Çfarë është lija e majmunit?

Sëmundja e rrallë tropikale, e cila shkakton simptoma të ngjashme me gripin dhe flluska në lëkurë, shkaktohet nga një virus i përhapur nga majmunët, minjtë, ketrat dhe gjitarët e tjerë të vegjël. Mund të përhapet midis njerëzve përmes kontaktit lëkurë me lëkurë, kollës dhe teshtitjeve, si dhe duke prekur çdo rrobë ose shtrat të ndotur. Transmetimi njeri nga njeriu është i pazakontë, dhe virusi nuk përhapet aq lehtë sa koronavirusi.

Shtuar 11.06.2021 10:06