Djersitja e tepërt ka vetëm një sekret natyral, aplikoje çdo mbrëmje

Një prej sikleteve më të mëdha gjatë kohës së ngrohtë është djersitja dhe sidomos për atë njerëz që djersijnë shumë, vera është stina e urryer. Djersitja e tepërt ose hiperhidroza, siç njihet në mjekësi, ka një kurë natyrale mjaft efikase dhe e lehtë me preparate natyrale.

Uthulla e mollës njihet si nëna e të gjitha kurave natyrore, kundër të gjitha baktereve dhe aromave. Për lëkurën përdoret me qëllime të ndryshme, por kundër djersitjes së tepërt është një zgjidhje ideale shumë efikase.

Nëse vuan nga djersitja e tepërt në sqetulla, atëherë këshilla më e mirë është uthull molle në sqetulla para se të flesh. Dhe pasi të zgjohesh në mëngjes, mjafton një shpëlarje me ujë të bollshëm.

Edhe djersitja në shputat e këmbës mund të jenë një problem më vete. Edhe për to, pas larjes më sapun, këshilla është uthull molle.

Nëse je tip që djersin shpesh dhe shumë, atëherë është mirë të pish çdo ditë nga pak uthull molle. Shto 1-2 lugë uthull në një gotë me ujë dhe pije çdo ditë.

 


Shtuar 7.06.2021 08:58