Analiza e re e lidh konsumin e lartë të mishit të kuq me rritjen e rrezikut për kancer të pankreasit

Konsumimi i rregullt i sasive të mëdha të mishit të kuq mund të shoqërohet me mundësi më të larta për zhvillimin e kancerit të pankreasit.

Të lidhura

None found

Në këtë përfundim orienton një analizë e re, e botuar në revistën shkencore Frontiers in Nutrition, ku u shqyrtuan të dhënat e 16 studimeve që përfshinin afro dy milionë pjesëmarrës.

Qëllimi i studiuesve ishte të vlerësonin nëse konsumi i mishit të kuq dhe atij të përpunuar kishte lidhje me shfaqjen e mëvonshme të kancerit të pankreasit.

Rezultatet treguan se pjesëmarrësit me konsumin më të lartë të mishit të kuq kishin një rrezik relativ 16% më të madh për këtë sëmundje sesa personat që konsumonin sasitë më të ulëta.

Analiza evidentoi gjithashtu një raport linear: rreziku shtohej në të njëjtën kohë me rritjen e sasisë së mishit të kuq të konsumuar.

Konkretisht, çdo 100 gramë mish të kuq më shumë në ditë shoqëroheshin me një rritje prej 10 për qind të rrezikut relativ për këtë lloj kanceri.

Pavarësisht kësaj, autorët nuk arritën të përcaktonin një kufi specifik konsumi, pas të cilit rreziku të pësonte një rritje të menjëhershme.

Përfundimet ishin të ndryshme në rastin e mishit të përpunuar, ku përfshihen sallamet, salsiçet dhe produkte të tjera të ngjashme.

Shqyrtimi i 11 studimeve nuk konstatoi ndonjë lidhje statistikisht domethënëse ndërmjet konsumimit të mishit të përpunuar dhe kancerit të pankreasit, pavarësisht sasisë së konsumuar.

Gjetjet e reja u shtohen rezultateve të mëparshme. Një meta-analizë e publikuar sivjet, e mbështetur në të dhënat e mbi 1.8 milionë personave, kishte arritur në përfundimin se vegjetarianët përballen me rreth 21 për qind rrezik më të ulët për kancer të pankreasit krahasuar me konsumuesit e mishit.

Megjithatë, autorët paralajmërojnë se këto rezultate kërkojnë interpretim të kujdesshëm.

Pjesa më e madhe e të dhënave është mbledhur në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu, shumica e studimeve të përfshira janë vëzhguese dhe mbështeten te pyetësorët për zakonet e të ushqyerit.

Hulumtime të këtij tipi mund të evidentojnë një lidhje, por nuk dëshmojnë se mishi i kuq e shkakton drejtpërdrejt kancerin e pankreasit. Përveç kësaj, mes studimeve të analizuara kishte dallime të konsiderueshme.


Shtuar 23.07.2026 19:51

matbetmatbetJojobetşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetJojobetStarzJojobetStarzbetjojobet güncel girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet