Manchester City prezanton Elliot Andersonin pas transferimit prej 134 milionë eurosh

Manchester City ka konfirmuar zyrtarisht afrimin e mesfushorit anglez Elliot Anderson nga Nottingham Forest.

23-vjeçari ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare, e vlefshme deri në verën e vitit 2031, dhe do ta vazhdojë karrierën në “Etihad Stadium”.

Të lidhura

None found

Gazetari Fabrizio Romano raporton se kartoni i Andersonit i ka kushtuar Manchester Cityt 134 milionë euro, pa llogaritur bonuset. Kjo shumë e rendit atë mes transferimeve më të kushtueshme në historinë e futbollit anglez.

Anderson konsiderohet si një prej talenteve më të spikatura të mesfushës angleze. Ai hodhi hapat e parë në karrierë te Newcastle United, përpara se të transferohej te Nottingham Forest në vitin 2024, ku brenda një kohe të shkurtër u bë një nga futbollistët kryesorë të ekipit.

I profilizuar si mesfushor “box-to-box”, anglezi dallohet për energjinë, forcën në përballjet direkte dhe cilësinë në organizimin e lojës. Ai mbërrin te City pas dy sezonesh të suksesshme, në të cilat mungoi vetëm në një takim të kampionatit dhe siguroi një vend në Kombëtaren e Anglisë që drejtohet nga Thomas Tuchel.

Megjithëse është ende i ri, Anderson ka grumbulluar 174 paraqitje në nivel senior, ndërsa fanellën e Anglisë e ka veshur në shtatë ndeshje.


matbetmatbetJojobetşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetStarzbetJojobetJojobetjojobet güncel girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet