Si të zgjidhni arrat e duhura për bakllavanë

Arrat janë burim i pasur i acideve yndyrore omega-3, tejet të rëndësishme për një jetë të shëndetshme.

Ato ofrojnë vitamina, minerale dhe shumë përfitime për organizmin.

Arrat janë pjesë e pandashme e traditës së gatimit në ndërrimin e viteve.

Ato janë edhe fatsjellëse sipas të dhënave të AgroWeb.org

Si Të Zgjidhni Arrat e Duhura Për Bakllavanë.
Tregjet dhe rrugët janë të mbushura plot me shitës ambulantë që shesin thasë plot e për plot me arra, me premtimin se ato janë më të mirat.

Kudo që t’i blini, ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë që të jemi të kujdesshëm në blerjen e arrave.

Sipas tyre, si fillim duhet të vëzhgojmë lëvozhgën e arrave.

Ajo duhet të jetë e plotë, të përçojë aromën dhe mbi të gjitha të mos ketë shenja myku.

Në brendësi, arra duhet të jetë e fryrë, e bollshme, jo e rrudhur por me një ngjyrë të çelët.

Arra në brendësi nuk duhet të jetë shumëngjyrëshe ose me nuanca.

Përkundrazi, ngjyra e arrës duhet të jetë e zbehtë, e artë dhe homogjene.

Në momentin që pastron arrën nga lëvozhga, prej saj nuk duhet të dalë pluhur.

Nëse arra ka një aromë specifike të vjetër, atëherë nuk është e freskët por e vitit të shkuar.

Arrat e vjetra mbajnë ngjyrë të verdhë të çelët dhe nuk duhen blerë.

Mesorja e arrave duhet të jetë e plotë. Nëse arra është vjetër, mjafton ta tundni pranë veshit. Nëse dalloni një zhurmë të fortë si bubullimë, atëherë arra është e vjetër.

Arra që është e freskët, ndahet dhe çahet më me vështirësi.

Një tjetër aspekt ndaj të cilit duhet të tregoni kujdes është thatësira. Arra e mirë dhe e freskët nuk duhet të ketë lagështi brenda saj apo mbi lëvozhgë.

Pas blerjes, arrat duhet t’i ruani në një vend të thatë, të errët dhe mundësisht në ngrirje./AgroWeb


Shtuar 16.12.2021 17:53

Tags: ,