Receta e fërgesës tradicionale, përbërësit që do i japin shijen fantastike

Fërgesa është padyshim një nga traditat më të hershme të kuzhinës shqiptare, një recetë e thjeshtë, e lehtë por me një shije perfekte, e cila padyshim do t’ju hapë oreksin për ta provuar menjëherë.

PËRBËRËSIT
150 gr gjizë
1 kokërr qepe
1 kokërr domate
1 spec jeshil
1 spec të kuq
2 thelbinj hurdhër
pak spec djegës
kripë
piper, vaj ulliri

PËRGATITJA
1. Presim të gjitha perimet në formë kubike, i hedhim në tigan me vaj dhe i vemë në zjarr. I kaurdisim deri sa të vyshken pak, hedhim domaten e prerë, kripë dhe piper dhe e kaurdisim për disa minuta.

2. Marim gjizën e hollojmë me pak qumësht dhe e hedhim në tigan, hedhim edhe specin djegës dhe e pjekim në tigan deri sa të bëhet gati. Mund edhe ta pjekim në furrë.


Shtuar 20.04.2022 10:37