I qëndruan besnik kafshëve në kohë lufte, gjenden të vrarë 2 punonjës të kopshtit zoologjik të Kharkivit në Ukrainë

Dy punonjës të një kopshti zoologjik në Kharkiv, të cilët qëndruan në qytet për t’u kujdesur për kafshët mes bombardimeve të vazhdueshme nga forcat ruse, u gjetën të vrarë, sipas një deklaratë të kopshti zoologjik të martën, shkruan CNN.

Sipas informacioneve, punonjësit ishin qëlluar dhe vrarë nga ushtarët rusë dhe u gjetun të mbyllur në një dhomë. Disa kafshë u evakuuan gjatë granatimeve, tha kopshti zoologjik, duke përfshirë luanë, jaguar, dhelpra dhe hiena.

Por dy nga punonjësit qëndruan për të ushqyer kafshët e mbetura. Kur pjesa tjetër e stafit u kthye më 7 mars, punonjësit nuk ndodheshin aty, sipas deklaratës së kopshtit zoologjik.

Kharkiv, i cili shtrihet në verilindje të Ukrainës, është përballur me granatime dhe sulme intensive që nga fillimi i pushtimit rus. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se si pasojë e sulmeve ruse, janë vrarë 5 civilë dhe janë plagosur 15 të tjerë të dielën.

Ai tha gjithashtu se gjatë ditëve të fundit, janë vrarë 18 persona dhe janë plagosur 106 për shkak të sulmeve ruse.