“Nuk zgjedhim askënd rastësisht”: Reflektimet e Frojdit që prekin thellë zemrën

Disa marrëdhënie ngjajnë me një rastësi, të tjera me rikthimin e së njëjtës skemë të vjetër, por nganjëherë shpjegimi qëndron shumë më thellë nga sa e imagjinojmë

Dashuria shpesh vjen si një përzierje e ndërlikuar ndjenjash, pritshmërish dhe keqkuptimesh. Jo rrallë e gjejmë veten duke pyetur pse gjërat duken kaq të vështira, ose përse disa lidhje nuk arrijnë të mbijetojnë edhe kur përpiqemi maksimalisht.

Të lidhura

None found

Sigmund Frojdi, i njohur si babai i psikanalizës, ka lënë pas një sërë mendimesh mbi ndërlikimet e marrëdhënieve mes burrit dhe gruas. Edhe pse këto ide i përkasin një epoke tjetër, shumë prej vëzhgimeve që i atribuohen atij vazhdojnë të duken të vlefshme edhe sot në raportet moderne. Më poshtë janë disa prej tyre.

“Nuk e zgjedhim rastësisht njëri-tjetrin… Takohen vetëm ata që tashmë ekzistojnë në nënvetëdijen tonë.”

Sipas Frojdit, tërheqja ndaj një personi nuk lind krejt rastësisht, edhe pse shpesh na duket e pashpjegueshme. Në mënyrë të pavetëdijshme, ne priremi drejt disa lloje njerëzish, qoftë sepse na japin një ndjesi familjariteti, qoftë sepse pasqyrojnë cilësi që i çmojmë pa e kuptuar plotësisht.

Kjo nënkupton gjithashtu se mund të përfundojmë duke ripërsëritur të njëjtat modele, duke u lidhur vazhdimisht me njerëz të ngjashëm, edhe kur ata nuk na bëjnë mirë. Për të dalë nga ky rreth, duhet të kuptojmë çfarë po tërheqim në jetën tonë në mënyrë të pavetëdijshme dhe përse ndodh kjo.

“Ai që do shumë gra, i njeh gratë; ai që do një grua, e njeh dashurinë.”

Një njeri mund të kalojë nëpër shumë lidhje gjatë jetës, por sipas kësaj ideje, vetëm ai që i përkushtohet sinqerisht një personi arrin të kuptojë thelbin e dashurisë. Dashuria e vërtetë nuk matet me emocione të përkohshme, por me aftësinë për të ndërtuar një lidhje të qëndrueshme me një njeri.

“Asgjë në jetë nuk kushton aq shtrenjtë sa sëmundja dhe marrëzia.”

Për Frojdin, vetëm dashuria nuk është e mjaftueshme për të mbajtur një marrëdhënie në këmbë. Jeta e përbashkët kërkon durim, mençuri dhe mirëkuptim për të përballuar sfidat që sjell ajo.

Lidhjet që ngrihen mbi iluzione, ose mbi mohimin e realitetit, zakonisht e kanë të shkruar dështimin. Pikërisht për këtë, është e domosdoshme t’i shohim gjërat me kthjelltësi dhe të jemi realistë për atë që nevojitet që dashuria të zgjasë, transmeton Telegrafi.

“Natyra njerëzore është e tillë që më së shumti e çmon dhe e dëshiron atë që nuk mund ta arrijë.”

Shpesh, si qenie njerëzore, ne joshemi më fort nga ajo që duket e paarritshme, sepse priremi të besojmë se ajo që është përtej mundësive tona ka më shumë vlerë ose është më e mirë.

Kjo mënyrë e të menduarit mund të bëhet e rrezikshme, pasi na largon nga vlerësimi për atë që kemi tashmë në jetën tonë.

Ky vëzhgim i Frojdit na shtyn të reflektojmë nëse pakënaqësia që ndiejmë është vërtet e justifikuar, apo nëse buron thjesht nga dëshira për diçka që nuk mund ta arrijmë.

“Para se ta diagnostikoni veten me depresion dhe vetëbesim të ulët, sigurohuni që ndoshta nuk jeni të rrethuar nga budallenj.”

Shpeshherë e drejtojmë gishtin nga vetja kur ndiejmë pakënaqësi në jetën private dhe pyesim çfarë po bëjmë gabim. Megjithatë, Frojdi kujton se burimi i problemit nuk gjendet gjithmonë vetëm brenda nesh, por ndonjëherë edhe te njerëzit që kemi pranë.

Në disa raste, është e nevojshme të ulim zhurmën që vjen nga jashtë, në mënyrë që të kuptojmë më qartë se çfarë buron prej nesh dhe çfarë vjen nga mjedisi që na rrethon.


Shtuar 19.06.2026 08:20

casibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetcasibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetjojobetjojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobet girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabetholiganbetjojobet