Na vjen keq, por këto 4 shenja të horoskopit do të kalojnë një Maj të vështirë

Si gjithmonë, një muaj nuk mund të jetë i mbarë për të gjithë. E njëjta gjë vlen edhe për muajin Maj. Për disa do të jetë i mrekullueshëm dhe tjerët do të përballen me pengesa dhe probleme. Nuk është nevoja të panikoseni apo të keni frikë, por jini pak më të kujdesshëm dhe përgatituni  për të menaxhuar çdo çështje që lind me gjakftohtësi dhe optimizëm.

Bricjapi

Do të kuptoni se ka gjëra më të rëndësishme se sa puna, siç është familja dhe shoqëria juaj, të cilët kërkojnë të kalojnë më shumë kohë me ju. Sigurisht që ju i doni dhe kujdeseni për ta, por duhet t’ua tregoni dhe ta shprehni dashurinë, në mënyrë që të minimizoni ankesat dhe pakënaqësitë e tyre. Partneri ose bashkëpunëtori juaj mund të ketë një problem dhe do të ketë  nevojë për ndihmën dhe mbështetjen tuaj. Ju gjithashtu do të keni probleme me punën tuaj. Kujdesuni për shëndetin!

Dashi

Tensionet dhe grindjet me anëtarët e familjes tuaj nuk do të ndalen. Do të ketë shumë gjëra që ata do të përpiqen t’ju bindin të bëni ose të pranoni dhe ju do t’i refuzoni. Sjelljet agresive kundër jush dhe ndërhyrjet në jetën tuaj personale nuk do të jenë të pakta. Do të ndiheni të bllokuar emocionalisht. Një personi i dashur do të ketë nevojë për kujdesin tuaj. Shëndeti juaj gjithashtu kërkon vëmendje, veçanërisht nëse nuk kujdesni për veten aq sa duhet.

Peshorja

Gabimet, keqkuptimet, dhe mashtrimet do të jenë të shumta gjatë muajit maj. Nga ana tjetër, Marsi në shtëpinë tuaj të 10-të , përveç presionit dhe stresit të madh, ju bën të irritoheni dhe të keni shpërthime të vogla. Kështu që kujdes me nervat, mundohuni të kontrolloni mendimet dhe emocionet spontane. Merrni kohën tuaj, mendoni, reflektoni pastaj veproni.

Binjakët

Shpenzimet tuaja do të dyfishohen gjatë muajit maj. Mos blini gjëra që nuk ju nevojiten. Në 26 maj, vjen eklipsi i dytë i vitit,i cili do të sjellë përsëri në pah çështjet e muajve të mëparshëm, në lidhje me marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja, por gjithashtu do të krijoni marrëdhënie të reja, me gënjeshtra, mashtrime dhe iluzione nga ana juaj dhe anasjelltas


Shtuar 30.04.2021 15:23