1. Fustanet e "fshatit"
Stili i jetës në fshat është "trendy" në TikTok. Videot duken relaksuese, të qeta dhe me muzikën më të ëmbël në sfond. Fustanet janë kështu:
2. Korsetë
Korsetë u rikthyen në mesin e 2020-ës dhe nuk kanë ndërmend të ikin. Vajzat i kombinojnë me këmisha, bluza ose i veshin thjesht, pa asgjë tjetër.
3. Çantat e punuara me dorë
Çantat e vogla të punuara kryesisht me rruaza janë bërë virale jo pak herë në TikTok. Njerëzit që i krijojnë për t'i shitur më pas kanë marrë përfitime të mira prej platformës, duke promovuar punën e tyre. Duken kaq të bukura.
4. Fustanet retro me lule
Siç e shihni, stili vintage dallohet në secilin nga trendet, prandaj as fustanet me lule s'mund të mungonin.
5. Xhinse, por jo blu
Është pranverë dhe mund të veshim gjithë ngjyrat që duam. Pse t'i kufizojmë xhinset vetëm më nuanca e blusë?
6. Syzedielli jo me xham të zi
Sigurisht, edhe syzet optike me xham me ngjyrë bëjnë punë.
7. Kombinimi i ngjyrave të forta, që s'kanë lidhje me njëra-tjetrën
Dakord, vërtet duket sikur s'kanë lidhje, por rezultati të kënaq sytë: