Bëri namin në meme, vajza shet foton virale për një shumë marramendëse (FOTO LAJM)

Vajza e cila u bë e famshme falë një fotografie që u kthye në meme, ka nxjerrë në shitje foton origjinale si NFT për 473 000 dollarë. Zoe Roth, 21 vjeç u bë një sensacion në internet në moshën 4 vjeçare kur u fotografua duke qëndruar para një ndërtese që digjej me një buzëqeshje djallëzore në fytyrë.

Imazhi ka shërbyer që atëherë si një meme e përsosur për ata që duan të përshkruajnë ndonjë skenë katastrofike ose akt të djallëzuar. Një NFT është një shenjë dixhitale unike e koduar me nënshkrimin e një artisti dhe e cila verifikon pronësinë dhe vërtetësinë e saj.

Fotoja u ble nga koleksionisti Farzin Fardin Fard, CEO i një kompanie të prodhimit të muzikës me bazë në Dubai. Zoe u fotografua nga babai i saj në janar 2005 kur ajo dhe familja e saj po jetonin në Mebane, Karolina e Veriut.


Shtuar 28.04.2021 14:54