Astrologia Antigona Kotorri, e ftuar në emisionin “Weekend”, ka bërë me dije se ngjarja kryesore qiellore e këtyre ditëve është hëna e plotë.
Ajo ka sqaruar se hëna e plotë ndodhet në shenjën e Dashit dhe se hera e fundit që kjo ka ndodhur ishte rreth dy vjet më parë, raporton Klankosova.tv.
Të lidhura
None found
“Kur kemi një event të madh si ky në Dash, Dashi si shenjë e parë, do të thotë se ka fillime të reja. Ka mundësi për përmbyllje të një kapitulli që ka zgjatur dy vjet. Hëna gjithmonë përcjell ciklet”, ka thënë ajo.
