Agronomi Zef Gjeta ndau disa këshilla në rubrikën “Mjekësia alternative” në emisionin e mëngjesit se si të qetësoni në mënyrë natyrale kollën te fëmijët. Ai shpjegoi se disa metoda janë qumështi i bletës, mjalti me arra, qepa me mjaltë, vaji i arrave dhe qumështi i gomaricës. Eksperti sqaroi në detaje se si t’i përdorni.
“Nga 0-6 muajsh nuk duhet dhënë asnjë gjë përveç qumështit të nënës. Më pas fillohet me gjëra të vogla por në vijim mund përdorim elemente që ndihmojnë në largimin e kollës. Në rastet kur fëmija ka bërë 2 vjeç, mund të përdorim qumësht blete. Ka një dozë prej 10 cc dhe mund të jepet në 30 ditë për çdo mëngjes.
Një tjetër është mjalti me arra. Hidhen në një enë qelqi ose inoksi, dhe e lëmë për 40 ditë. Duhet përdorur në doza të vogla te fëmijët, gjysmë luge çaji dhe kur mosha është më e madhe shkon deri në një lugë gjelle. Gjithashtu është dhe përdorimi i qepës së kuqe me mjaltë, e ndajmë më katërsh, dhe hedhin mjaltë.
Vendosim dhe një thelb hudhre të ndarë në copa dhe e lëmë për 3 orë. Mund ta përdorim 2-3 herë në ditë me doza të vogla duke filluar me një lugë kafe. Është e mirë dhe për alergji por dhe në rastet kur kolla vjen si pasojë e gripit apo ftohjeje të lehtë.
Një ilaç shumë i mirë është dhe vaji i arrës, bluhen, shtrydhen si ulliri dhe merret një vaj. Mund të përdoret gjithashtu dhe qumështi i gomaricës.