Depresivët vuajnë nga ndjenja e fajit dhe vetakuzimit

Depresionin nga pikëllimi i zakonshëm e dallon ndjenja e fajit dhe vetakuzimit, prandaj njerëzit të cilët më shpesh e fajësojnë veten për ngjarjet e jetës janë më të prirë për depresion, sepse truri reagon ndryshe.

Njerëzit që shpesh e fajësojnë veten për situatat dhe problemet e jetës shumë më shpesh bëhen depresivë, ka vërtetuar studimi i Universitetit Manchester

Të lidhura

None found

Shkencëtarët me ndihmën e incizimeve të rezonancës magnetike të trurit kanë dëshmuar që pjesët e caktuara të trurit të të sëmurëve nga depresioni reagojnë ndryshe se sa tek njerëzit e zakonshëm, transmeton Telegrafi.

Me këtë kanë vërtetuar tezën e psikoanalistit, Sigmund Freud, i cili ka thënë që depresionin nga pikëllimi i zakonshëm e dallon ndjenja e fortë e vetakuzimit dhe fajit.

Madje, edhe pasi që simptomat e depresionit largohen, lobi i përkohshëm i të sëmurëve nga ai ka mekanizëm të ndryshëm të reagimit ndaj të menduarit për fajin; kanë shpjeguar shkencëtarët.

Ata në eksperiment kanë vëzhguar trurin e njerëzve, të cilët nuk kanë qenë asnjëherë depresivë, si dhe të atyre të cilët qysh një vit kanë qenë të sëmurë nga depresioni dhe tani janë në remision.

“Është interesante që truri i njerëzve te prirë për depresion reagon ndryshe në situatat në të cilat e fajësojnë veten për diçka dhe jo nëse janë të zemëruar në të tjerët.

Kjo shpreh joracionalitetin e tyre në vlerësimin e situatës dhe kanë kritere shumë më të forta për vete se sa për tjerët, për ç’arsye si pasojë ndihen me faj edhe për gjërat dhe ndodhitë të cilat nuk i kanë shkaktuar”, ka thënë dr. Roland Zahn, udhëheqës i studimit.


En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş