Jade Savage, një nënë nga Britania e Madhe, u përball me ndërhyrjen e policisë pas ankesave të banorëve për dekorimet e vendosura në oborrin e shtëpisë së saj. Sipas qytetarëve, figurat e trupave të varur ishin ofenduese dhe lidhen me vetëvrasjen.
Savage tregoi se më 18 tetor një efektiv policie e kontaktoi dhe i kërkoi të bënte ndryshime në zbukurime. Ajo i vendosi figurat përmbys, por të nesërmen, sipas rrëfimit të saj, një tjetër zyrtar i kërkoi t’i hiqte krejtësisht.
Të lidhura
None found
Duke theksuar se kjo ka qenë një traditë familjare prej dhjetë vitesh, Savage e konsideroi reagimin të ekzagjeruar dhe tha se bëhej fjalë vetëm për dekorime të Halloween-it.

Megjithatë, pas komenteve të shumta në rrjetet sociale, ku disa persona i cilësuan zbukurimet pa shije ndërsa të tjerë i mbështetën, ajo zgjodhi t’i largonte për të shmangur përplasjet.








