Marshi i pestë kundër vrasjes së grave u nis sonte nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimet “Ultimatumi i popullit” dhe “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”, ndërsa përdorën fishkëllima dhe altoparlantë.
Gjatë protestës u dëgjuan thirrjet “Burrat vrasin gratë, shteti iu ndihmon” dhe “Shteti i ka duart me gjak”. Pjesëmarrësit kërkuan sërish dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Të lidhura
None found
Gjatë marshimit në drejtim të Qeverisë u lexua letra që Arlinda Zekaj ia kishte dërguar kryeprokurores para tragjedisë. Policia ishte e pranishme përgjatë gjithë itinerarit për të garantuar rendin.
Protesta vjen pas vrasjes së Arlinda Zekajt nga kunati i saj, më 25 tetor, në Vitomiricë të Pejës.
Në lidhje me rastin tragjik janë suspenduar 11 zyrtarë policorë. Po ashtu, nga detyra janë pezulluar kryeprokurorja dhe prokurorja e Pejës, ndërsa drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqjen.








