Dyshohet se konsumoi fotoksinë, 27-vjeçarja nga Himara në gjendje të rëndë

Policia, përmes një informacioni, ka bërë me dije se një 27-vjeçare është paraqitur për ndihmë mjeksësore pasi dyshohet se ka konsumuar fotoksinë. Ajo ndodhet në gjedje të rëndë.

Njoftimi i policisë:

Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 11:00, në spitalin e Himarës, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasja K. L., 27 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar fotoksinë.

Shtetasja K. L. aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com

Shtuar 12.05.2021 01:05