A ndikojnë vëllezërit dhe motrat në karakterin tonë gjatë rritjes?

Studimi më i ri i jep përgjigjen debatit dhjetëvjeçar.

Me gjithë numrin e madh të studimeve në këtë temë, as sot në psikologji nuk ka konsensus për atë se në çfarë mënyre vëllezërit apo motrat ndikojnë në zhvillimin e personalitetit tonë.

Të lidhura

None found

Mirëpo, njohuritë deri te cilat kanë arritur hulumtuesit e universiteteve në Lajpcig dhe Cyrih dhe ata të Universitetit “Victoria” në Welington të Zelandës së Re me rastin e studimit më të ri ofrojnë një pasqyrë të re për këtë problem.

Për të zbuluar se në cilën mënyrë vëllezërit dhe motrat ndikojnë në karakterin tonë kanë analizuar rezultatet e 12 hulumtimeve afatgjata me ndihmën e modelit statistikor të zhvilluar posaçërisht për këtë qëllim.

Janë shqyrtuar vetëm rezultatet e bazuara në një model të madh dhe ato në të cilat pjesëmarrësit kanë theksuar gjininë e tyre dhe gjininë e vëllezërve dhe motrave të tyre.

Hulumtuesit kanë vlerësuar të dhënat e 85.887 të intervistuarve, të moshës midis 10 dhe 60 vjeç, qëllimi ishte që të studiohen karakteret e personalitetit si p.sh. toleranca ndaj rrezikut, besimi, durimi, sinqeriteti dhe ndërgjegjësimi.

Ata krijuan gjithashtu një indeks të tipareve të personalitetit femëror, mbi bazën e të cilit studiuesit ishin në gjendje të ekzaminonin karakteristikat konform gjinisë së të anketuarve.

Është zbuluar që me rastin e analizave të të dhënave nuk ishte e mundshme të identifikoheshin modelet. Dallimet në personalitetin e të anketuarve që u rritën me vëllezër dhe motra ishin aq të vogla sa duhej të klasifikoheshin si të parëndësishme.

Prandaj autorët e studimit kanë ardhur në përfundim që gjinia e vëllait dhe motrës nuk ka ndikim të rëndësishëm në karakter.

“Rezultatet tona hedhin poshtë idenë se rritja me vëllezër e motra do të thotë që në afat të gjatë ne zhvillojmë disa tipare që konsiderohen tipike femra ose tipike mashkullore”, thotë autorja e studimit Julia Rorer nga Universiteti i Leipzig, duke shtuar se provat aktuale sugjerojnë se vëllezërit e motrat kanë çuditërisht pak ndikim në formimin e personalitetit.


Shtuar më 13.11.2022 09:06

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişلجلب الحبيبkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş