Një ditë pas protestës, hiqen dyert e blinduara dhe qirinjtë te Kryeministria

Një ditë pas protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, duket se çdo gjë është kthyer në normalitet në bulevardin përpara zyrës së kreut të qeverisë.

Punonjësit e Kryeministrisë kanë hequr dyert e blinduara, të cilat ishin vendosur një ditë më parë si masë sigurie në rast të përshkallëzimit të protestës.

Të lidhura

None found

Tubimi i djeshëm u shoqërua me incidente të vogla, ku pas përfundimit të fjalimeve, qytetarët çanë kordonin e sigurisë së policisë për të ndezur qirinj tek hyrja e Kryeministrisë.

Kishte edhe nga ata protestues që goditën me shkelma dhe grushte dyert e blinduara.

Madje një prej protestuesve u ndalua nga policia, pasi sipas tyre, kishte nxjerrë një thikë dhe po bënte lëvizje të pakontrolluara.

Protestuesit hodhën dhe bojë të kuqe e të zezë në muret e Kryeministrisë. Një ditë më pas, asgjë prej tyre nuk ka mbetur.

Qirinjtë janë larguar, ndërsa boja në mure është larë menjëherë. Ndërkohë në oborrin në krah të Kryeministrisë mungon një “simbol” i kësaj godine, kërpudha që e ka vendosur Edi Rama.

Përpara çdo tubimi, autoritetet e largojnë kërpudhën pasi në raste të mëparshme, qytetarët e kanë shkatërruar.


bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasino siteleri