A janë ngjitëse sëmundjet e zemrës? Studimi nxjerr detajet befasuese

Një studim i ri paralajmëron se pasja e një bashkëshorti/e me sëmundje të zemrës, e dyfishon rrezikun që edhe partneri tjetër të pësojë të njëjtin fat.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjes së njerëzve në SHBA. Gjenetika, por edhe një numër zgjedhjesh të stilit të jetesës, si një dietë ushqimore jo e shëndetshme, pirja e duhanit dhe e alkoolit, ndikojnë në rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së zemrës.

Por tani, studiuesit në Qendrën e Kërkimit të Shëndetit të Zemrës në Pekin të Kinës, thonë se zgjedhjet e një personi mund të ndikojnë edhe në shëndetin e partnerit të tyre. Sidomos burrat përballen me një rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjes së zemrës, nëse gruaja e tyre pi duhan dhe ka një histori të goditjes në tru apo zemër, thonë studiuesit.

“Ne zbuluam se rreziku i sëmundjes kardiovaskulare të një individi, lidhet shumë me statusin shëndetësor dhe me mënyrën e jetesës të gruas apo burrit të tij/saj”- thotë autori kryesor i studimit dr.Shi Uang.

“Përveç ndarjes së faktorëve të jetesës dhe mjedisit socio-ekonomik, studimi ynë sugjeron se stresi i kujdesit për një bashkëshort/e me sëmundje kardiovaskulare, mund të kontribuojë në rritjen e rrezikut kardiovaskular për partnerin tjetër”-thekson ai.

Studiuesit anketuan në shumë se 5.000 çifte heteroseksuale mbi moshën 45 vjeç, që jetonin në 7 rajone të Kinës midis viteve 2014-2016. Pjesëmarrësve iu kërkua që të jepnin detaje rreth shëndetit të tyre personal dhe të bashkëshortit të tyre, përfshirë indeksin e masës trupore (BMI) dhe tensionin e gjakut, dy parametra këto që dihet se e rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Gjithashtu, ata iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me stilet tyre të jetesës, si për shembull sa aktivitet fizik kishin në ditë dhe nëse kishin pirë ose konsumuar alkool. Studiuesit zbuluan se shanset e njerëzve për të vuajtur nga sëmundje të zemrës, ishin të lidhura me shëndetin dhe zgjedhjet e stilit të jetës së bashkëshortit të tyre, veçanërisht midis burrave.

Në përgjithësi, 28 për qind e burrave, gratë e të cilëve ishin prekur nga sëmundje të zemrës, vuanin gjithashtu nga kjo gjendje. Kjo është krahasuar me vetëm 12.8 për qind të atyre që nuk kishin bashkëshortë. Në mënyrë të ngjashme, ata, partnerët e të cilëve kishte pësuar më parë një goditje në tru, ishin obezë apo pinin duhan, kishin më shumë të ngjarë të përfundonin me një sëmundje të zemrës.

“Kujdesi shëndetësor në familje, luan një rol të rëndësishëm në kujdesin shëndetësor kronik në të gjithë botën. Gjetjet e studimit tonë, tregojnë se shëndeti i kujdestarëve duhet të monitorohet vazhdimisht, ashtu si i bashkëshortëve të tyre së sëmurë”- thekson ai.

Dallimi midis gjinive, mund të shpjegohet me faktin se gratë luajnë një rol më të rëndësishëm në përcaktimin e dietës së një familjeje, thonë studiuesit. Ndër gratë, burrat e të cilave ishin prekur nga sëmundje të zemrës, 21 për qind vuanin nga një gjendje e ngjashme, krahasuar me vetëm 9 për qind të atyre që kishin partnerë të shëndetshëm.

Gjasat e një gruaje për sëmundje kardiovaskulare ishin gjithashtu më të larta nëse burri i saj kishte një histori goditjeje në tru. “Statusi shëndetësor dhe faktorët e rrezikut tek gratë, të cilat janë diktueses e mënyrës së jetesës tek shumica e familjeve me prejardhje të ndryshme kulturore, duket se ndikon tek burrat e tyre në një masë më të madhe sesa faktorët e rrezikut të burrave tek gratë”-thekson Uang.

Ndërkohë studiuesit vërejtën se mos kishte tendencë të ngjashme tek njerëzit, partnerët e të cilëve ishin me diabet, por nuk gjetën ndonjë lidhje konkrete. “Ky zbulim mund të tregojë se faktorët gjenetikë dhe historia familjare e diabetit, janë faktori mbizotërues për rrezikun e diabetit”- përfundon Uang.


Shtuar 24.01.2022 10:13