Protestat/ Diaspora shqiptare në Gjermani i drejtohet Bundestagut: Dënoni dhunën policore! Presion politik në nivel evropian

Aktivistë të diasporës shqiptare në Gjermani, i janë drejtuar Bundestagut gjerman me tre kërkesa në mbështetje të protestave në Tiranë. Përmes një kërkese zyrtare, aktivistët kanë paraqitur tre kërkesa, duke kërkuar reagim për zhvillimet në Shqipëri dhe vëmendje më të madhe ndaj respektimit të të drejtave themelore.

Kërkesa e parë lidhet me një qëndrim publik të Bundestagut në mbështetje të së drejtës për protestë paqësore, dënimin e dhunës policore dhe kërkesën për një hetim të pavarur mbi shkeljet e raportuara gjatë protestave.

Të lidhura

None found

Së dyti, aktivistët kërkojnë angazhim parlamentar dhe llogaridhënie përmes pyetjeve parlamentare dhe përfshirjes së Komisionit për Çështjet Evropiane.

Kërkesa e tretë lidhet me presionin politik në nivel evropian. Aktivistët kërkojnë që qeveria gjermane të mbajë një qëndrim të qartë në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke e lidhur përparimin e vendit me rezultate konkrete në shtetin e së drejtës, mbrojtjen e të drejtave themelore dhe përmbushjen e detyrimeve për mbrojtjen e natyrës.

Kerkesat

Ne, aktivistë nga qytete të ndryshme nga Diaspora Shqiptare në Gjermani, në mbështetje të Protestave në Tiranë dhe të Revolucioni Flamingo, i jemi drejtuar sot katër Grupeve Parlamentare në Bundestag-un Gjerman.

Tre kërkesat tona drejtuar Bundestagut gjerman:

Qëndrim publik: Të mbështesë të drejtën për protestë paqësore, të dënojë dhunën policore dhe të kërkojë hetim të pavarur për shkeljet e raportuara.

Veprim parlamentar: Të kërkojë llogaridhënie përmes pyetjeve parlamentare dhe angazhimit të Komisionit për Çështjet Evropiane, duke përfshirë hetimin e pavarur, mbrojtjen e të miturve dhe gazetarëve, si dhe shqyrtimin e kufizimeve të reja mbi të drejtën e protestës.

Presion politik në nivel evropian: Të kërkojë një qëndrim të qartë të qeverisë gjermane në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, duke kushtëzuar përparimin me rezultate konkrete në shtetin e së drejtës, mbrojtjen e të drejtave themelore dhe përmbushjen e detyrimeve për mbrojtjen e natyrës.

Shqipëria duhet të ecë drejt BE-së, por ky proces duhet të mbështetet në demokraci, shtet të së drejtës dhe përgjegjësi politike.


kumar siteleriBursa Escortkumar sitelericasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgüvenilir bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahiscasibomgüvenilir bahis sitelerizlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişbahis sitelerigrandpashabet