Zyrtari i lartë rus: Armiqtë tanë nuk ndodhen vetëm në Ukrainë

Ish-presidenti i Rusisë Dmitry Medvedev ka thënë se vendi po rrit prodhimin e armëve të gjeneratës së re për të mbrojtur veten nga armiqtë në Evropë, Shtetet e Bashkuara dhe Australis, sipas Reuters.

Medvedev tha në aplikacionin e mesazheve Telegram se vendi po rrit prodhimin e armëve më të fuqishme shkatërruese, ndërsa shtoi se “armiqtë e vendit nuk ndodhen vetëm në Ukrainë, por edhe në Evropë, Amerikën e Veriut, Japoni, Australi, Zelandën e Re dhe një numër vendesh të tjera që u zotuan për besnikëri ndaj nazistëve.”

Megjithatë Medvedev, i cili shërben si nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë nuk dha detaje për armët që po përgatiten nga rusët.


Shtuar 11.12.2022 18:07