Apple njeh zyrtarisht Kosovën, pa kufij të ndërprerë (FOTO LAJM)

Me sistemin e ri operues, të lancuar të hënën, Apple ka njohur zyrtarisht territorin e Kosovës.

Në krahasim me softuerët e kaluar, me sistemin iOS15 tek iPhone kufijtë e Kosovës shënohen me vijë të plotë e jo të ndërprerë.

Sistemi iOS15 është lëshuar në të njëjtën kohë me telefonin e ri, iPhone 13.

Ky sistem përkrahet edhe nga telefonat më të vjetër, që nga ai iPhone 6s nga ku mund të vërhehen ndryshimet në mënyrën sesi shënohen kufijtë e shtetit të Kosovës.

 


Shtuar 21.09.2021 11:20