Një tragjedi e rëndë ndodhi në një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë humbën jetën, si pasojë e një zjarri të fuqishëm që përfshiu banesën e tyre dykatëshe në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, më 26 gusht.
Ndërsa katër persona të tjerë, dy fëmijë dhe dy të rritur, ndodhen në gjendje kritike në spital. Familja e Gentian Manatit, rezident në ShBA që u përfshi nga flakët, është banor i lagjes 18 tetori në qytetin e Lushnjes.
Të lidhura
None found
Larguar vite më parë, kjo familje pasi ka fituar lotarinë amerikane, më pas i janë bashkuar edhe prindërit e Gentianit, Njazi dhe Alia.
Në Lushnje banonin dy motrat e Gentian Manatit, të cilave shteti shqiptar u mundësoi viza dhe të dyja janë nisur në orët e para të mëngjesit të së premtes për t’ju gjendur pranë vëllait prindërve dhe familjes në këto ditë të vështira për ta.
Fqinjët e kanë marrë vesh lajmin e hidhur dhe me lot në sy shprehen të shokuar nga kjo ngjarje e kobshme.
“Jemi shumë të tronditur. Njerëz hallexhinj, u larguan nga vendi për një jetë më të mirë”, u shpreh një banor.
“Nuk ka më fatkeqësi në jetë. Të rrisësh tre fëmijë me sakrificë e mund të madh. Zot mbaj dorën”, u shpreh një tjetër banore.
