Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka vënë në zbatim masën e sigurisë “Arrest në burg” për një punonjës të Policisë së Kavajës, ndaj të cilit ka dyshime për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv gjatë ushtrimit të funksionit.
I arrestuari, me inicialet A.C., shërbente në rolin bazë në Komisariatin e Policisë Kavajë. Masën e ka caktuar Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin e 16 nëntorit 2026, pas kërkesës së Prokurorisë së Durrësit.
Të lidhura
None found
Punonjësi është nën hetim për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, sipas neneve 248 dhe 259 të Kodit Penal.
AMP bëri të ditur se vendimi për masën e sigurisë mbështetet te dyshimet për përfshirjen e tij në veprimtari të paligjshme gjatë kryerjes së detyrës. Hetimet po vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë, për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë e dyshuar penale.







