Zjarret në Krujë, Koçeku akuzon qeverinë: Territori nxitet të digjet e shfrytëzohet, jo të mbrohet

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, e larguar pak kohë më parë nga Partia Socialiste, ka reaguar përsëri për zjarret në vend, duke shprehur dyshime dhe akuza mbi administrimin e zonave të përfshira nga flakët.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka sjellë në vëmendje territorin pas fabrikës së çimentos në Krujë, ku ndodhen 4-5 gurore të mëdha. Sipas Koçekut, gjatë ditëve të fundit kjo zonë ishte ndër vatrat kryesore të zjarrit, ndërsa tre prej tyre vazhdojnë të jenë aktive.

Të lidhura

None found

Deputetja thotë se kjo situatë nuk është rastësi dhe hedh dyshime se pas zjarreve mund të qëndrojnë interesa për zgjerimin e shfrytëzimit të territorit. Ajo pretendon se në Shqipëri flakët kanë pasur shpesh prapavijë politike dhe janë përdorur për të zaptuar sipërfaqe të reja.

Sipas saj, djegia e zonave mund t’u hapë rrugë “zhvillimeve” të mëvonshme, lehtësimeve ligjore dhe ndërhyrjeve që do të ishin të vështira për t’u realizuar në kushte normale. Si shembull, Koçeku përmend Pishë-Poron, ku dy vite më parë zjarri vijoi për 10 ditë pa ndërhyrje dhe shkrumboi gjithçka.

Ajo vlerëson se ekzistojnë më shumë shtysa për ta djegur dhe shfrytëzuar territorin sesa për ta ruajtur atë. Sipas deputetes, përqendrimi te ndërtimet spekulative dhe pa kriter i nxit njerëzit të kërkojnë çdo mënyrë të mundshme për përfitime ekonomike. Koçeku pretendon gjithashtu se shumica e guroreve kontrollohen nga grupe mafioze dhe kriminale.

Një tjetër problem i ngritur prej saj lidhet me mungesën e një linje të përcaktuar qartë për administrimin e tokave dhe pyjeve. Sipas Koçekut, kur këto sipërfaqe trajtohen si tokë e askujt, humbet ndjenja e përgjegjësisë dhe e përkatësisë, ndërsa mbetet vetëm synimi për zhvatje dhe përfitim.

Deputetja e lidh këtë gjendje edhe me reformat territoriale të ndërmarra ndër vite, si dhe me synimin aktual për shkrirjen e disa bashkive të vogla. Ajo argumenton se heqja e kompetencave nga niveli vendor dobëson marrëdhënien e komuniteteve me territorin dhe cenon lidhjen administrativo-institucionale me banorët e zonës.

Sipas Koçekut, pikërisht kjo është pasoja më shkatërrimtare, pasi largimi i përgjegjësisë dhe ndjenjës së përkatësisë ndaj vendit i redukton marrëdhëniet mes komunitetit dhe territorit në raporte burokratike, që ekzistojnë vetëm në letër dhe mbeten të thata e të zbrazëta.


matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetador girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetJojobetCasibom Giriş