Zjarr në garazhin nëntokësor të një pallati 11-katësh në Lushnje, banorët dalin të alarmuar

Pasditen e së martës, një bllok pallatesh 11-katëshe në Lushnje u përfshi nga paniku, pasi nga hapësirat nëntokësore të kompleksit u pa të dilte tym i dendur.

Banorët dyshuan fillimisht se zjarri kishte prekur vetë ndërtesën. Verifikimet treguan se vatra kishte nisur jashtë pallatit, ku po digjeshin mbeturina, dhe më pas flakët kishin depërtuar në garazhin nëntokësor, duke përfshirë mbetje të ndodhura në atë ambient.

Të lidhura

None found

Sapo vunë re tymin, banorët dolën me nxitim nga apartamentet. Ndërkohë, të gjitha automjetet e parkuara në garazh u nxorën në kohë.

Policia dhe shërbimet zjarrfikëse ndërhynë menjëherë, duke arritur të kufizojnë vatrën dhe ta shuajnë plotësisht përpara se situata të agravonte.

Ngjarja nuk ka shkaktuar dëme materiale te mjetet motorike dhe nuk ka paraqitur rrezik për jetën e banorëve, pasi zjarri u vendos nën kontroll të plotë.


sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisbetsmovejojobetholiganbetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetPusulabetHoliganbetSüperbetinBetparkCratosroyalbetHoliganbetcasibomholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbetmarsbahisbahsegelcasibomjojobetholiganbetzbahisroketbet