Zjarr i qëllimshëm në Malin e Gjerë të Gjirokastrës

Një zjarr i madh ka përfshirë disa kullota në afërsi të Malit të Gjerë në Gjirokastër. Mësohet se për neutralizimin e flakëve në zonë ka mbërritur zjarrfikësja, por puna është bërë e vështirë për shkak të terrenit.

Nga flakët është djegur një stan bagëtish, ndërsa mësohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Për këtë ngjarje janë shoqëruar në komisariat tre persona./albeu.com


Shtuar 2.07.2021 20:10