Zhduket në mënyrë misterioze biznesmeni grek, policia në “këmbë”

Një biznesmen grek është zhdukur mbrëmjen e së hënës në Liossia të Greqisë.

Sipas burimeve nga mediat vendase, ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në momentin që ai po kthehej në shtëpi në Drafi, ku ka humbur çdo kontakt me të afërmit.

Ndërkohë policia po vijon kërkimet për gjetjen e biznesmenit George Kyparissis.

Kyparississ ishte biznes aktiv në fushën e makinave rezervë dhe mirëmban dyqane në Menidi dhe Efkarpia të Selanikut.

Ndërkohë nga informacionet e deritanishme, raportohet se në Spatë janë gjetur makina të djegura që mund të jenë përdorur për rrëmbimin e tij.

Një tjetër pistë hetimi është dhe ajo që lidhet me vëllain e tij, i cili në gusht të 2020 kishte rënë viktimë e grabitësve , të cilët hynë në punishten që ai mban në Menidi dhe e qëlluan në këmbë./albeu.com/


Shtuar 29.12.2021 10:18