Zelensky viziton ushtarët në frontin e jugut, çfarë mesazhi iu jep

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar sot me rastin e rikthimit nga fronti në jug të vendit – se trupat e tij për asnjë moment nuk kanë dyshime në fitoren kundër rusëve.

Zelensky që rrallë herë largohet nga Kievi, që nga fillimi i pushtimit rus dje ka vizituar për herë të parë Mikolaivin në jug të vendit.

Dështoi në Kosovë, tani edhe në Ukrainë – Putini e bën ‘të paguajë çmimin’ gjeneralin Andrey SerdyukNuk e japim jugun, gjithçka do të rikthejmë, e duhet të jetë ukrainase dhe e sigurt”, dëgjohet Zelensky duke thënë në një video të publikuar në Telegram, pasi është rikthyer në Kiev.

Presidenti Zelensky vizitoi ushtarët ukrainas, dhe i falënderoi për heroizmin e treguar kundër forcave ruse të përkrahur nga separatistët në lindje të vendit – pra nga Krimea e aneksuar.

“Është e rëndësishme që jeni gjallë. Derisa jeni gjallë, ekziston një mur më i fortë që mbron vendin tonë”, u tha Zelensky ushtarëve./albeu.com