Zelensky u bën thirrje kompanive franceze të largohen nga Rusia

Presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky, duke iu drejtuar parlamentit të Francës përmes lidhjeje live, u ka bërë thirrje kompanive franceze që të largohen nga Rusia.

“Renault, Auchan, Leroy Merlin dhe të tjerët duhet të ndalojnë sponsorizimin e makinerisë së luftës ruse. Ata duhet të ndalojnë financimin e vrasjeve të grave dhe fëmijëve,” u tha ai deputetëve francezë në komentet e raportuara nga Le Monde.

Renault është kritikuar ditët e fundit pasi prodhuesi i makinave rifilloi prodhimin në fabrikën e tij në Moskë.

Prodhuesi i makinave ka vendosur të mbajë të paprekur praninë e tij në Rusi, duke respektuar sanksionet ndërkombëtare, raportoi Reuters./albeu.com

Shtuar 23.03.2022 17:02