Zelensky: Inspektimi i impiantit bërthamor mund të rivendosë sigurinë

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se zyrtarëve të OKB-së do t’u jepet leje të inspektojnë impiantin bërthamor në Zaporizhia. Kremlini e bëri njoftimin pas një bisede telefonike mes Putin dhe homologut francez Emmanuel Macron.

Ndërkohë Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se një vizitë e inspektorëve ndërkombëtarë do të bëjë të mundur rivendosjen e sigurisë në vend, por ai shtoi se detajet specifike të misionit janë ende duke u diskutuar.

Të lidhura

None found

Në fjalimin e tij të mbrëmjes më 19 gusht, Zelensky tha: “Me këtë mision, mund të fillojë rivendosja e sigurisë së plotë në impiantin bërthamor të Zaporizhias dhe në Enerhodar [qyteti ku ndodhet centrali bërthamor]”.

Por ai paralajmëroi se nëse “shantazhi rus mbi radioaktivitetin” vazhdon, “kjo verë mund të hyjë në historinë e vendeve të ndryshme evropiane si një nga më tragjikët e të gjitha kohërave”.

Rusia duket se ka hequr dorë nga kërkesa e saj që inspektorët duhet të udhëtojnë nëpër territorin e kontrolluar nga Rusia. Nëse konfirmohet, misioni mund të sjellë një ulje të mundshme të krizës rreth objektit bërthamor.

Rafael Grossi, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, tha se ishte i gatshëm të drejtonte vetë një vizitë në impiant. Gjatë një vizite në portin e Odesës, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres përsëriti thirrjen për demilitarizimin e centralit bërthamor, që ndodhet nën kontrollin e rusëve, nga frika se mund të ndodhë një katastrofë.


bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel giriş