Televizioni publik gjerman ZDF ka raportuar mbi protestat që po mbahen në Shqipëri, duke nënvizuar se mbrëmjen e së shtunës mijëra qytetarë dolën sërish në rrugët e Tiranës për të kundërshtuar një projekt të planifikuar për një kompleks luksoz në bregdetin e Adriatikut.
Sipas ZDF, këto protesta kanë vijuar pa ndërprerje prej afro një muaji. Demonstruesit akuzojnë qeverinë e kryeministrit Edi Rama për korrupsion dhe mungesë transparence.
Të lidhura
None found
Në artikullin e tij, televizioni gjerman thekson se një nga kërkesat kryesore të protestuesve është dorëheqja e kryeministrit Rama, si edhe ndalimi i projektit që ka shkaktuar debat.
ZDF vëren gjithashtu se, megjithë protestat e vazhdueshme dhe kundërshtimin e fortë publik, kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij kanë qëndruar të palëkundur për ta çuar përpara projektin e pasurive të paluajtshme.
“Të shtunën në mbrëmje, mijëra njerëz në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, demonstruan përsëri kundër një projekti të planifikuar luksoz të pasurive të patundshme në bregdetin e Adriatikut. Protestat kanë ndodhur pa ndërprerje për gati një muaj. Demonstruesit akuzojnë qeverinë e kryeministrit Edi Rama për korrupsion dhe mungesë transparence, ndër të tjera, dhe kërkojnë, ndër të tjera, dorëheqjen e Ramës. Pavarësisht protestave të ashpra, ai dhe qeveria e tij kanë mbetur të përkushtuar ndaj projektit të pasurive të patundshme”, thuhet në artikull.
