Zbulohet laboratori i drogës në Fier, 15 të arrestuar

Foto ilustruese

Është zbuluar një laborator droge në qytetin e Fierit, e për pasojë kanë përfunduar në pranga 15 persona.

Operacioni është urdhëruar nga SPAK, ndërsa laboratori i kokainës është në Fratar të Fierit.

Mësohet se nga Mali i Zi në drejtim të Shqipërisë kanë ardhur 400 kilogramë pleh kimik e përzier me kokainë. Për këtë arsye ishte ndërtuar edhe laboratori që do të merrej me përpunimin e lëndës narkotike.

Dhjetëra forca policia ndodhen aktualisht në vendngjarje./albeu.com


Shtuar 24.11.2022 17:33